Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk: Jam gjysmë i ndarë nga partnerja ime


Elon Musk thotë se është “gjysmë i ndarë” nga partnerja e tij, artistja kanadeze Grimes.

CEO-ja i kompanive “SpaceX” dhe “Tesla” i tha revistës “Page Six” se ndërsa ata “ende e duan njëri -tjetrin, e shohin njëri -tjetrin shpesh dhe janë në marrëdhënie të shkëlqyera”, karriera e tyre shpesh i mban ata të ndarë për periudha të gjata kohore.

Grimes ende nuk ka komentuar mbi statusin e marrëdhënies së saj me Musk.

Musk dhe Grimes filluan të dilnin bashkë në vitin 2018 dhe në Majin e vitit të kaluar mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë, të cilit i vunë emrin e pazakontë X Æ A-Xii.

Musk tha se arsyeja pse është “gjysmë i ndarë” me partneren, është pikërisht puna e tij.

“Puna ime në SpaceX dhe Tesla kërkon që unë të jem kryesisht në Teksas ose të udhëtoj jashtë shtetit dhe puna e saj është kryesisht në Los Angeles.”- tha Musk për revistën Page Six. Më pas shtoi: “Ajo po qëndron me mua tani dhe Baby X është në dhomën ngjitur.”

Dyshja u panë së bashku duke u larguar nga Met Gala në fillim të këtij muaji. Grimes eci vetëm në tapetin e kuq, por më pas Musk iu bashkua.

Elon Musk ka qenë martuar më parë me autoren kanadeze Justine Ëilson, me të cilën ka pesë djem: binjakët Griffin dhe Xavier, 17 vjeç, dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai, 15-vjeç.

Ai gjithashtu ka qenë i martuar dy herë me aktoren, Talulah Riley. Ata u martuan për herë të parë në vitin 2010 por u divorcuan në 2012-ën. Ata u pajtuan një vit më vonë dhe u martuan përsëri në vitin  2013, para se të divorcoheshin përsëri në vitin 2016.