Vendosni fjalën kyçe....

Habit revista “The Lancet”, i quan gratë thjesht “trupa me vaginë”


Përpjekjet për të mos i bërë të ndihen keq personat që i përkasin komuniteti LGBT, duket se i janë kthyer në të kundërt revistës shkencore “The Lancet”.

Kjo pasi revista, duke u përpjekur të gjejë një frazë “politikisht korrekte” për gratë, ka shkruar në kopertinën e botimit të datës 25 shtator: “Historikisht, anatomia dhe fiziologjia e trupave me vagina janë lënë pas dore”. Pra e thënë shkurt, “gratë”.

Këtë revista e publikoi edhe në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

Deri në mbrëmjen e së premtes, ky citat arriti të merrte më pak se 300 pëlqime, përkundjet mbi 4,600 komenteve, të cilat në pjesën më të madhe ishin kritikuese.

“Trupa me vagina? E keni fjalën për gratë? Ku ndalon kjo?!?”- ishte reagimi i lojtares së njohur të tenisit, Martina Navratilova.

Ndërkohë Dennis Kavanagh shkroi: “Gjuha dehumanizuese tani ka infektuar Lancet”.

Dave Curtis, një psikiatër në pension që bën kërkime gjenetike shkroi: “Sa e tmerrshme. Thjesht i shkrova Lancet për t’u thënë që të më hiqnin nga lista e tyre e lexuesve dhe të anulonin abonimin tim e të mos më kontaktonin për asgjë më kurrë. Gjuhë absolutisht e pafalshme për t’iu referuar grave dhe vajzave.”

Ndërkohë grupi i grave “Women Make Glasgow” ka paralajmëruar se do të ngrejë padi kundër revistës për këtë: “Ne dëshirojmë të bëjmë një ankesë zyrtare për kopertinën çnjerëzore dhe të drejtpërdrejtë seksiste në edicionin e fundit të Lancet”.

Fraza kontestuese shfaqet në artikullin me dy faqe të redaktores Sophia Davis. Siç shkruan RT, në tekst ajo përdor termin “gra” disa herë, si dhe “njerëzit që kanë menstruacione”.

Lancet është një nga revistat mjekësore më të vjetra dhe më prestigjioze në botë, e themeluar në vitin 1823.