Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton bëhet rektorja e parë grua e universitetit në Belfast, protestuesit i prishin ceremoninë: ”Kriminele lufte” (VIDEO)


Ish-diplomatja e lartë amerikane dhe ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton është zgjedhur si kancelarja e parë grua e Universitetit të Mbretëreshës (Queen’s) në Belfast.

Ceremonia e emërimit të saj u zhvillua të Premten, por siç duket nuk u prit mirë nga disa të pranishëm që protestuan duke e quajtur atë: “Kriminele lufte”.

Clinton hyri në ndërtesë e veshur me një pelerinë të gjatë, ndërsa një vajzë e vogël e ndiqte nga pas duke i mbajtur pelerinën. Gjatë hyrjes së saj në ndërtesë, protestuesit që ndodheshin jashtë portave të universitetit dëgjoheshin duke bërtitur: “Turp për Universitetin! Turp të kesh!” dhe “Kriminele lufte! Jashtë! Jashtë! Jashtë!”.

 

Protestuesit u shprehën kështu ndaj zonjës Clinton, pasi e shohin atë si përgjegjëse për shkatërrimin e Libisë në vitin 2011, kur ajo drejtoi Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë të Obamës.

Universiteti Queen’s, është një universitet publik në Irlandën e Veriut që daton që në vitet 1840.

Clinton në fakt u emërua që në vitin 2020, por për shkak të pandemisë së Covid-19 marrja e detyrës u vonua.