Vendosni fjalën kyçe....

 “Ke hedhur tritolin” – Debate mes Bashës e Nokës në mbledhjen e grupit parlamentar: Dil në terren, ke përçarë demokratët


Debate në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Sipas “Balkanweb”, përplasjet kanë ndodhur mes ish-ministrit të Brendshëm dhe deputetit Flamur Noka si dhe kryetarit të partisë, Lulzim Basha.

Noka është shprehur se kryedemokrati nuk i ka dhënë rëndësi “masakrës zgjedhore”, por ky i fundut është kundërpërgjigjur duke thënë se ka folur për fenomenin në çdo dalje të tij. Po ashtu y ka kërkuar demokratëve të marrin informacion pranë prokurorive, se çfarë po bëhet me paditë e tyre lidhur me zgjedhjet.

Noka më pas i ka kujtuar Bashës çështjen e liderit historik Sali Berisha, duke e akuzuar se me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar ka përçarë demokratët.

Debati:
Noka:
 Deri në zgjedhjen e kryesisë e kishe kauzën politike “masakrën zgjedhore”, dhe pas zgjedhjes së kryesisë, ti e ktheve në thërrime çështjen e masakrës zgjedhore.

Basha: S’është e vërtetë. Unë e kam deklaruar dhe kam folur për masakrën në çdo dalje timen. Ju duhet të merrni informacion pranë prokurorive dhe të interesoheni për masakrën zgjedhore të 25 prillit, ashtu siç u bë me Vaun e Dejës.
Noka: Ti duhet të dalësh në terren, për t’u shpjeguar demokratëve vendimin që more për përjashtimin e Berishës, se ke përçarë demokratët.
Basha: Unë do dal, do kem aksion, por jo tani. Do t’i sqaroj demokratët, por pa i hedhur benzinë zjarrit.
Noka: Ti i ke hedh tritolin.