Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari-Berishës: Kam ardhur këtu vetëm për ju, Basha duhet të largohet sa më parë, është peng i Edi Ramës


Evi Kokalari ka shprehur mbështetjen e saj për ish-kryeministrin Berisha.

Ajo tha se kreu i PD-së, Basha ëshë marrë peng nga Edi Rama dhe vendi sot është pa opozitë.

Kokalari tha se Basha duhet larguar sa më shpejt nga kreu i partisë dhe duhet të nisë sa më shpejt puna për ringritjen e PD-së aty ku ka nisur edhe themeli i saj, në vitin 1991.

Po kështu ajo theksoi se do punojë për afrimin e PD-së me Partinë Republikane amerikane dhe për futjen e parimeve të saj konservatore në PD.

“Kam ardhur këtu vetëm ju zoti Berisha sepse PD është në kaos total. Teksa ju dëgjoja mu kujtua kuhërira ime Musinë Kokalari që luftoi kundër komunizmit dhe pas kaq vitesh PD është marrë peng nga socialistët dhe ne nuk kemi asbolutisht opozitë në Shqipëri. Lulzim Basha duhet te jetë ish-kryetar i PD-së. Problemi nuk është te paaftësia e tij, ai nuk ka mundur të ketë bazën me vete. Nëse Basha mbledh bazën nuk do i shkonin as 5 veta, kurse Berisha kudo ku shkon ka bazën me vete. Berisha duhet ta kthejë PD-në ku ka qenë 1991 po duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Po tentoj të fusë parimet e PR-së këtu. Parimet konservatore nuk po zbatohen si duhet në PD. Duhet të nisë sa më shpejt mbledhja e firmave për Kuvendin dhe pas kësaj të zgjidhet një kryetar i ri. Pas kësaj do keni ndihmën e shqiptarëve të Amerikës dhe timen për bashkëpunimin me Partinë Republikane amerikane.” – tha ndër të tjera Kokalari.