Vendosni fjalën kyçe....

“Më është lënduar fëmija në këmbë” – Nëna e 3-vjeçarit në Durrës denoncon edukatoren në polici


Një edukatore në Durrës është vënë nën hetim pas kallëzimit të një prindi se fëmija i tij ishte lënduar në kopësht.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kopsht në lagjen nr.14, Durrës, ku fëmija i moshës 3-vjeçare është lënduar në këmbë gjatë kohës që ka qenë në kopsht.

Denoncimin e ka bërë nëna e fëmijës, e cila fajëson edukatoren për lëndimin.

 “Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, u procedua penalisht për veprën penale ‘Plagosja e lehtë nga pakujdesia’, shtetasja E. K., 40 vjeçe, banuese në Durrës, (edukatore në një kopësht në lagjen nr.14, Durrës), pasi ka bërë kallëzim shtetësja Z. Sh., se gjatë kohës që ka qënë në kopësht i është lënduar në këmbë fëmija i mitur 3 vjeç dhe pas mjekimit në spital është larguar në banesë.”– thuhet në njoftimin e Policisë.