Përshkallëzohet situata në veri të Kosovës. Sipas KosovaPres, Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga protestuesit serbë, të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.
Sipas gazetës, ata kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin atë. Ata kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.
Mësohet se Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku situata paraqitet e tensionuar, duke shënuar kështu edhe incidentet e para në ditën e gjashtë të bllokimit të pikave kufitare në Kosovë, nga serbët.