Vendosni fjalën kyçe....

Policia publikon informacionin zyrtar mbi plagosjen në Vlorë: I dyshuari nga Shkodra, e gjetëm me 2 granata


Policia e Shtetit ka publikuar informacionin zyrtar mbi plagosjen e ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 12:05, pranë një lokali në lagjen “18 Nëntori”.

I dyshuari i cili është vënë në pranga dhe po merret në pyetje nga policia, është shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç. Ai është nga Shkodra. Nikajt policia i ka gjetur dy granata me vete, njërën të cilën e mbante në çantë, ndërsa tjetra i ka rënë në ambientet e lokalit.

E plagosura 20-vjeçare me inicialet K.Z, është nga Berati, por nuk bëhet me dije identiteti i plotë i saj.

Ajo mësohet se ishte studente në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.