Vendosni fjalën kyçe....

Provokon Vulin: Për të ndezur luftën duhet vetëm një budalla, ai ndodhet në Prishtinë dhe quhet Albin Kurti


Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, e ka quajtur “budalla”, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Këtë gjë ai e ka bërë ndërsa po fliste rreth zhvillimeve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Në një intervistë për për TV Prva, Vulin tha se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën dhe se ai person ndodhet në Prishtinë.

“Ne mund ta kontrollojmë hapësirën tonë deri në vijën administrative, këto janë aktivitetet tona të rregullta.

 Ne jemi të shqetësuar se njerëzit e armatosur qëndrojnë përballë civilëve serbë të paarmatosur. Si Ushtria Serbe ashtu edhe MPB janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo përshkallëzimi, por ne do të bëjmë absolutisht gjithçka për t’i parandaluar ato.

“Duhen të paktën dy persona për paqen, dhe një budalla është i mjaftueshëm për luftë dhe konflikt. Dhe ai budalla ndodhet në Prishtinë dhe i përgjigjet emrit të Albin Kurtit.”- tha Vulin, citon Rtv.rs.

Ministri serb thotë se meqenëse Prishtina “u përpoq të pushtonte një pjesë të territorit tonë, ne kemi arsye për t’u shqetësuar”.

Ai vazhdon:”Njerëzit që drejtojnë Prishtinën janë joseriozë, dhe frikacakë të mëdhenj.”