Vendosni fjalën kyçe....

Qindra qytetarë protestë në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm, tubohen para kryeministrisë (Video)


Qindra qytetarë kanë protestuar për të tretën të shtunë radhazi në sheshin ‘Nënë Tereza’ kundër vaksnimit të detyrueshëm në vend.

Ata lëshuan akuza në drejtim të kryeministrit Rama e Komitetit të Ekspertëve për vendimet e marra. Qytetarët u mblodhën në sheshin para Akademisë së Arteve dhe morën fjalën me radhë për të shprehur kundërshtinë ndaj vendimit të qeverisë për vaksinimin e detyrueshëm të popullatës.

Më pas ata marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ e u ndalën për disa çaste poshtë godinës së kryeministrisë duke thirrur ‘Jo vaksinë me detyrim’, ‘Poshtë diktatura’, ‘Policët vëllezërit tanë’ e ‘Poshtë George Soros’.

Në fund të protestës, policia ndaloi kreun e Partisë Shqiptare Atdheu e aktivistin, Kreshnik Osmani.

*Video Credit: Kastriot Çipi