Vendosni fjalën kyçe....

“Serbia, Serbia” – Avionët luftarakë të ushtrisë serbe fluturojnë mbi Jarinjë


Dy avionë luftarakë të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar mesditën e sotme pranë vendkalimit administrativ Jarinje.

Fluturimi me avion u prit me duartrokitje nga serbët e mbledhur pranë kufirit, të cilët bërtitën “Serbia, Serbia”.

Lajmi është publikuar nga mediet serbe që thonë se kjo ka ndodhur në dy raste sot, ndërsa kanë publikuar dhe pamjet e artilerisë së rëndë ushtarake që thuhet janë nisur drejt Jarinjës.

Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë që sipas medieve serbe, destinacion e kanë Jarinjën.

Edhe ditët e kaluara, disa helikopterë të Ushtrisë Serbe gjithashtu fluturuan mbi zonën pranë Jarinjes.

Që nga e enjtja, tre helikopterë të Ushtrisë Serbe MI-35 do të jenë në krye të zonës ngjitur me vijën administrative pranë vendkalimit Jarinje në anën e Serbisë qendrore, u konfirmua për Tanjug dje në Ministrinë e Mbrojtjes.

Helikopterët u tha se u dërguan për qëllime parandaluese dhe po monitorojnë situatën e sigurisë në terren.