Kreyeministri i Kosovës ka thirrur mbrëmjen e sotme mbledhjen e Këshillit të Sigurisë lidhur me gjendjen e krijuar në veri të vendit.
Më herët ai ka deklaruar se Serbia kërkon të përshkallëzojë situatën duke provokuar konflikt serioz.
“Serbia po provokon konflikt serioz. Ftesës së Brukselit për bisedime i jemi përgjigjur pozitivisht, prandaj provokimet e tilla, pengesat dhe bllokadat e krijuara, përfshirë edhe sulmet janë të tilla sepse frika dhe kaosi ka qenë e vetmja formë e mbijetesës të saj”, tha Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.
Sot në Zubin-Potok u dogj zyra e regjistrimit të automjeteve, ndërsa ajo në Zveçan u sulmua. Sot është dita e gjashtë e bllokimit e pikave kufitare mes Kosovës e Serbisë pas hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave.