Vendosni fjalën kyçe....

11 viktima e 539 raste të reja me Covid-19 në vend


11 pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me koronavirusin e ri duke e çuar numrin e tyre në 2640.

Për sa u përket rasteve të reja, janë gjetur 539 të tilla nga 3345 testime të kryera.

Në spitale po mjekohen 222 pacientë nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Personat që kanë humbur jetën janë 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç e 1 qytetarë nga Bulqiza 84 vjeç.