Një 47-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Theth pasditen e sotme.
I lënduari Gëzim Ndrecaj ka treguar për BW, shkaqet e plagosjes. Sipas tij, autori e ka qëlluar me automatik në këmbë pasi ai ka kundërshtuar të bëjë një punë për të.
“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë.” – ka thënë Ndrecaj.
Ky i fundit punonte si murator. Autori është identifikuar e policia ka nisur operacionin për arrestimin e tij.