Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada gjermane reagon për tensionet në veri të Kosovës: Të ndalen provokimet


Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Rohde ka bërë thirrje për qetësimin e situatës.

Situata në veri ka nevojë për çtensionim. Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëri -tjetrin në vend se të fajësojnë njëri -tjetrit. Mënyra më e mirë përpara: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Lidhur me situatën në veri ka reaguar edhe diplomatja gjermane Susanne Schutz. Schutz përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se çdo provokim mes kufirit Kosovë-Serbi duhet të ndalet.

Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të çtensionohen dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”, ka shkruar Schutz.