Vendosni fjalën kyçe....

Foli kundër pasaportave të vaksinimit, shkarkohet menjëherë ministrja në Holandë


Ministrja e Çështjeve Ekonomike, Mona Keijzer, është shkarkuar nga kryeministri Mark Rutte. Lëvizja e fundit erdhi pasi ajo pohoi se skema e pasaportave të vaksinave të vendit është ‘jologjike’ dhe se Hollanda duhet të ‘kthehet në normalitetin e vjetër’.

Kritika ndaj skemës ka ardhur si nga publiku ashtu edhe nga punëtorët në sektorin e hotelerisë, por edhe nga brenda qeverisë.

Në një intervistë me gazetën ‘Telegraaf’ të shtunën, Keijzer kishte thënë se ishte ‘e pashpjegueshme’ që kërkohej pasaporta e vaksinave, edhe pse rihapja me shumicë e shkollave dhe universiteteve në gusht nuk kishte çuar në një rritje të shtrimeve në spital.

“Ju mund të merrni pjesë në maratonë pa një leje vaksine, por nëse doni të hani një pastë duhet ta keni atë,” tha ajo, duke shtuar se ajo ‘nuk mund ta shpjegonte më logjikisht këtë kërkesë’.

“Nëse përfundojmë në një shoqëri ku duhet të kemi frikë nga njëri-tjetri nëse nuk mund të tregojmë prova, atëherë ju me të vërtetë duhet të kruani kokën dhe të pyesni veten: ‘A është ky drejtimi ku duam të shkojmë?”

Komentet e Keijzer i dhanë asaj një shkarkim të shpejtë nga kabineti i Rutte. Pas këshillimit me zëvendësit e tij dhe ministrin e Ekonomisë, ai njoftoi të shtunën se Keijzer do të pushohet nga puna ‘me efekt të menjëhershëm’. Komentet e saj, tha ai, ‘nuk ishin në përputhje me vendimet e marra kohët e fundit nga kabineti’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani