Vendosni fjalën kyçe....

Gratë në Islandë fitojnë shumicën e vendeve në parlament për herë të parë në historinë evropiane


Koalicioni qeverisës i Islandës ka rritur shumicën e tij në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa rezultati përfundimtar tregon se gratë do të përbëjnë shumicën e parlamentit të një vendi për herë të parë në historinë evropiane.

Nga 63 vende në Althing, parlamenti i vendit ishull, 33 vende – ose afërsisht 52% – u fituan nga gratë, raportoi transmetuesi publik Islandez RUV, duke cituar parashikimet bazuar në rezultatet përfundimtare të votimit të së shtunës.

Asnjë vend tjetër evropian nuk ka pasur ndonjëherë më shumë gra sesa burra në parlamentin e tij, sipas AFP. Vendet ku tani për tani mbi 50% e deputetëve janë gra përfshijnë Ruandën, Kubën dhe Nikaraguan, ndërsa gjysma e deputetëve janë gra në Meksikë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha agjencia e lajmeve.

Para zgjedhjeve, Althing kishte 25 deputete femra, 24 prej të cilave u zgjodhën nga votuesit dhe një kishte zëvendësuar një koleg mashkull i cili dha dorëheqjen.

Koalicioni qeverisës i majtë-i djathtë i tre partive ka forcuar shumicën e tij duke fituar 37 vende. Drejtuesit e partisë tanë më herët se do e rinovonin koalicionin nëse aleanca e tyre do fitonte, sipas RUV.

Negociatat do të përcaktojnë nëse udhëheqësja e Lëvizjes Majtas-Gjelbër, Katrin Jakobsdottir, do vijojë të shërbejë si kryeministre.

Pjesëmarrja zyrtare në votim ishte 80.1%.