Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria, Serbia, Çekia e Sllovenia të shqetësuara për rënien e lindjeve, organizojnë samitin ku mori pjesë edhe Mike Pence


Katër vende të Evropës Qendrore kanë deklaruar rënien e numrit të lindjeve – jo ndryshimin e klimës – si problemin e tyre më urgjent, por ata nuk duan që ajo të zgjidhet me zgjidhjen e Brukselit për hapjen e dyerve për emigrantët.

Udhëheqësit e Evropës Qendrore janë takuar në Budapest për Samitin e Katërt Demografik dhe kanë nënshkruar një deklaratë ku thuhet se emigracioni masiv nuk është përgjigja për rënien e nivelit të lindjeve në Evropë.

Në samitin, i cili u organizua nga kryeministri hungarez Viktor Orban, morën pjesë udhëheqësit e Çekisë, Serbisë dhe Sllovenisë, plus Mike Pence, ish-z.presidenti i SHBA-së.

Ky plan padyshim nuk është i pranueshëm për udhëheqësit e Evropës Qendrore dhe Orban i referohet Brukselit si ‘hallka e dobët’ në zinxhirin në lidhje me imigracionin.

Plani i BE-së pa dyshim do të ketë mbështetjen e Evropës Perëndimore liberale, ku emigracioni në përgjithësi shihet vetëm përmes prizmit të ekonomisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), për shembull, u ka kërkuar vendeve të zhvilluara të hapin kufijtë e tyre për emigrantët për të kompensuar popullsinë e tyre të plakur.

Udhëheqësit e Evropës Qendrore, megjithatë, e kanë kundërshtuar këtë rrugë dhe në vend të kësaj besojnë se problemi i tyre i plakjes së popullsisë mund të tejkalohet duke nxitur njerëzit e tyre që të kenë më shumë fëmijë, dhe përmes promovimit të vlerave familjare.