Vendosni fjalën kyçe....

Ngjela paralajmëron Vuçiçin: Po nise konflikt në Kosovë shqiptarët dalin në Nish, do marrim territoret që keni pushtuar që nga viti 1878


Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar Serbinë lidhur me veprimet e saj në kufirin me Kosovën.

Në një reagim mbrëmjen e djeshme, Ngjela shkruan se nëse Beogradi ndërmerr ndonjë hap ushtarak ndaj Kosovës, atëherë do i ndihmonin shqiptarët që të marrin plotësisht territorin e vet deri në Nish.

Ndërsa në një tjetër reagim ditën e sotme, Ngjela thekson se Serbia nuk bën dot asgjë pasi nuk ka asnjë mbështetje në Perëndim.

Ai akuzon presidentin e saj Vuçiç si terrorist duke e krahasuar me Sllobodan Milosheviçin. Ngjela vijon reagimin duke thënë se nëse do ketë konflikt atëherë shqiptarët do marrin territorin e pushtuar nga hordhitë serbe që nga viti 1878 dhe se Lidhja Arbërore po vijon luftën kundër Traktatit të Shën Stefanit e Traktatit të Berlinit.

Në fund ai shkruan se Lidhja e Prizrenit do e vijojë betejën për territoret arbërore në Gadishullin Ilirik.