Vendosni fjalën kyçe....

Partizani i shpëton humbjes me Vllazninë, barazon në minutat e fundit


Partizani ka mundur të barazojë ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në ‘Elbasan Arena’.

Pas një pjese të parë të mbyllur në avantazhin e shkodranëve, që e gjetën rrugën e rrjetës me anë të Da Silva në minutën e katërt, të kuqtë e Ilir Dajës e shtuan presionin e në fund barazuan me anë të Rrapajt në minutën e 87-të.

Pas këtij barazimi Vllaznia ruan vendin e tretë ndërsa Partizani mbetet shumë poshtë në renditje, në vendin e gjashtë.