Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve dhe propozime konkrete që do të vijnë nga degët e deputetët demokratë.
Sipas BW, vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.
Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media. Basha u dha sot detyrë deputetëve që të dalin në terren dhe të shtojnë takimet me qytetarët për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.