Senatori Lindsey Graham (Karolina e Jugut) ka thënë se dëshiron që Donald Trump të kandidojë përsëri për president, pavarësisht se ai e kritikoi atë vetëm disa ditë më parë në lidhje me zgjedhjet e vitit 2020.
“Unë nuk mendoj se Trump po dëgjon…Ai mund të jetë kandidat,” i tha Graham një turme konservatorësh që morën pjesë në ditën e dytë të konferencës së lidershipit të Partisë Republikane të Miçiganit në Mackinac Island, Michigan.
“Shpresoj që Presidenti Trump të kandidojë përsëri.”
Miratimi në dukje i Graham befasoi shumë, pasi erdhi vetëm disa ditë pasi ish-presidenti e kritikoi republikanin e Karolinës së Jugut për mosmbështetjen e tij gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat Trump vazhdon të pretendojë se ishin të manipuluara.
“Mike Lee, Lindsey Graham dhe të gjithë republikanët e tjerë që nuk ishin të gatshëm të luftonin për presidencën e Shteteve të Bashkuara, e cila do të përfshinte të paktën katër senatorë republikanë shtesë – dy në Georgia, një në Michigan, një në Arizona – po i lënë demokratët të largohen pa u hyrë gjemb në këmbë nga mashtrimi më i madh zgjedhor në histori. Një punë krejtësisht mashtruese,” shkroi Trump në deklaratën e tij të së mërkurës.