Vendosni fjalën kyçe....

Stoltenberg telefonin Kurtin dhe Vuçiçin: Jetike të kthehen në dialog dhe të tregojnë përmbajtje


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ka zhvilluar një telefonatë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Stoltenberg ka zbuluar telefonatën në një postim në rrjetet sociale ku thotë se Beogradi dhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut.

Bisedova me Aleksandar Vuçic dhe Albin Kurtin për nevojën e çtensionimit në veri të Kosovës.

Është jetike që edhe Beogradi edhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe t’i kthehen dialogut.

Mandati i KFOR -it mbetet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shkruan Stoltenberg në Twitter.