Një plagoje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Theth këtë pasdite.
Policia thotë se në rrethana ende të paqarta është plagosur në këmbë shtetasi G.T i cili është duke u transportuar në spitalin e Shkodrës.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
“Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-thuhet në njoftimin paraprak të policisë.