Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Gjermani, CDU e SPD kokë më kokë pretendojnë fitoren, hapet ‘loja’ e koalicioneve


Armin Laschet i CDU e Olaf Scholz i SPD

Sondazhet nga zgjedhjet gjermane zbulojnë një garë kokë më kokë, me partinë konservatore CDU të kancelares në largim Angela Merkel dhe rivalët kryesorë socialdemokratë, SPD, që janë shumë pranë.. Tani sytë janë drejtuar te bisedimet e koalicionit.

Një sondazh nga televizionim ARD tregon bashkimin e qendrës së djathtë CDU/CSU, të udhëhequr nga pasardhësi i Merkelit, kristiandemokrati Armin Laschet, i barabartë me 25% me Partinë Social Demokratike (SPD) të qendrës së majtë, të udhëhequr nga Olaf Scholz.Megjithatë, një sondazh tjetër nga kanali televiziv ZDF e ka vendosur SPD në krye me 26%.

Të Gjelbrit u kthyen në rrugën e duhur duke marrë 15% të votave, sipas ARD, ndërsa Alternativa e Krahut të Djathtë për Gjermaninë (AfD) mori 11% – të dy duken afër parashikimeve të para votimit. Ndërkohë, një ‘krijues mbreti’ i mundshëm në garë, Partia Liberale Demokratike e Lirë (FDP), gjithashtu duket në rrugë të mbarë për të marrë 11%.

Partia e Majtë (Die Linke) u tregua e dobët në krahasim me rezultatet e mëparshme të sondazheve, me sa duket duke siguruar 5% të votave.

Pavarësisht rezultateve të ndryshme të sondazheve, Sekretari i Përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil ka parashikuar një fitore për partinë e tij, duke u thënë mediave: “Ne kemi mandatin për të formuar qeverinë, në të cilën “Olaf Scholz do të bëhet kancelar.”

Të Gjelbrit gjithashtu kanë uruar SPD-në, me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Michael Kellner, duke thënë se ai është i hapur për negociata me të gjitha partitë demokratike për të ndërtuar koalicionin e ardhshëm politik të kombit.

Paul Ziemiak, sekretar i përgjithshëm i CDU-së, ka qenë më pak i gatshëm të pranojë një fitore të SPD-së, megjithatë la deklaruar se do të jetë një ‘natë e gjatë zgjedhore’ dhe një koalicion midis CDU, të Gjelbërve dhe FDP akoma mund të jetë i mundshëm.

“Një koalicion i CDU, FDP dhe të Gjelbërve do të ishte një koalicion i vërtetë i ardhshëm – për modernizimin, qëndrueshmërinë dhe stabilitetin,” postoi Ziemiak në Twitter.

Kandidati për Kancelar i CDU, Armin Laschet iu drejtua anëtarëve të partisë natën e zgjedhjeve dhe pranoi se ata nuk ishin të kënaqur me rezultatet, por premtoi se CDU do të bëjë gjithçka që mundet për të udhëhequr një koalicion tre-partiak, i cili tha se do të ishte një sfidë e madhe për kombin.

Loja e Koalicioneve

Cilado parti të përfundojë fituese, lufta për të kërkuar drejtimin në një koalicion mund të zgjasë me muaj, veçanërisht me CDU dhe SPD që pretendojnë se janë ata që do ta udhëheqin atë.

Skenarët e koalicionit të paraqitur nga ekspertët përfshijnë të ashtuquajturin koalicion ‘semafor’ – duke iu referuar ngjyrave që përfaqësojnë tre partitë – të cilat do të përbëheshin nga SPD, FDP dhe të Gjelbrit, duke hequr CDU-në më konservatore. Ajo do të udhëhiqej nga kandidati për kancelar i SPD, Olaf Scholz, dhe të Gjelbërit tashmë shihen si të mundshëm për të krijuar një partneritet me Social Demokratët.

Skenari i ‘Xhamajkës’ është gjithashtu i mundshëm – i përbërë nga CDU, të Gjelbrit dhe FDP, që do të ndërpresë SPD dhe do të mbajë premtimin e CDU se do të mbetet udhëheqësi i koalicionit të ardhshëm të kombit.

Skenari i tretë, ‘Koalicioni i Madh’ – një partneritet midis CDU dhe SPD (dhe ndoshta të Gjelbërve) është më pak i mundshëm, pasi Social Demokratët kanë punuar tashmë si pjesë e koalicionit por me kapacitet të vogël koalicioni gjatë viteve që Angela Merkel ka qenë në krye.

Gjermanët shkuan në votime të dielën për të vendosur mbi përbërjen e Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të vendit.

Rezultatet do të përcaktojnë se kush zëvendëson Angela Merkelin e CDU -së si kancelare. Udhëheqësja e dytë më jetëgjatë në Gjermani në epokën moderne, ajo ka qeverisur vendin që nga viti 2005. Pasardhësi përfundimtar i Merkelit dhe qeveria e tij e re do të kenë për detyrë të drejtojnë ekonominë e vendit drejt rimëkëmbjes pas pandemisë Covid-19 dhe përmbytjeve shkatërruese në Gjermani këtë verë.