Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se mori para në këmbim të lejeve të legalizimit, dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-kreu i Kadastrës së Beratit


Ish-kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj është dënuar sot me 1 vit e gjashtë muaj burgim për korrupsion.

Vendimi u mor sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK kishte kërkuar për Nelajn 3 vite burg. Ai ishte hetuar për 9 muaj nga SPAK dhe Policia e Beratit, pas dyshimeve se në bashkëpunim me punonjës të tjerë në Kadastër, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë.

GJKKO ka vendosur gjithashtu dënimin me1 vit e 4 muaj për zonjën Xhekisa Toto, e cila ishte e pandehur bashkë me Nelajn.