Sipas një libri të ri nga ish-dhëndri i Boris Yeltsin, Hillary Clinton nuk do e lejonte që burri i saj, ish-presidenti amerikan Bill Clinton, të pinte shumë, pavarësisht dashurisë së tij të pretenduar për alkoolin.
Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, dikur ka shijuar disa pije me homologun e tij rus Boris Yeltsin gjatë një prej takimeve të tyre zyrtare në Moskë…pasi kishin shtruar një tryezë në një banjë të Kremlinit, sipas një libër nga Alexey Dyachenko, ish-dhëndri i Yeltsin.
Ishte vetë Yeltsin ai që i zbuloi historinë Dyachenko, sipas librit “Nga Jelcin te Putin. Dhe prapa”, cituar nga media ruse. Gjatë një takimi në Kremlin, Bill Clinton me sa duket kishte dëshirë për një pije, por gruaja e tij, Hillary, nuk do e linte atë. Kjo nuk kaloi pa u vënë re nga presidenti i atëhershëm rus, i cili urdhëroi me shpejtësi ndihmësit e tij të vendosnin një tryezë në një tualet.
“Natyrisht, tualeti në Kremlin është i pazakontë”, thuhet në libër. “I pastër dhe imponues në madhësi. Ju lejon jo vetëm të uleni në tryezë. Nuk është turp të ftosh një zonjë as për të kërcyer atje”.
Kur gjithçka ishte gati, Yeltsin ‘i bëri shenjë’ Clinton-it se ai donte të fliste me të personalisht dhe të dy u zhdukën. Pas kthimit të tyre, presidenti i 42 -të ishte ‘i çmendur’. Edhe Hillary vuri re se diçka nuk ishte në rregull me burrin e saj, por nuk mund ta kuptonte pse, sipas Dyachenko.
“Kështu që ajo nuk e kuptoi atëherë”, shkruan Dyachenko.
“Ndoshta ajo do t’i lexojë këto shënime dhe do ta deshifrojë atë komplot të vjetër. Shpresoj se nuk do të jetë më e dhimbshme në serinë e gjatë të” transkriptimeve të saj.”