Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Rendit Publik zbulon masat për vitin e ri shkollor: Patrullim në çdo institucion arsimor


Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili ka prezantuar sot masat dhe programin për vitin e ri shkollor.

Në një deklaratë për mediet, Vasili bëri me dije se pranë çdo shkolle do të ketë patrullim nga forcat e policisë. Në veçanti gjatë procesit të ndërrimit të turneve.

”Sot është dita e parë e vitit shkollor, dhe siç do vit nga drejtoria e policisë janë marrë masat përkatëse duke filluar me përpilimin e një programi pune, ku janë fokusuar disa objektiva.

Në këto objektiva janë përcaktuar për të gjithë drejtoritë, bashkëpunimi i Policisë me bordin drejtues të të gjitha institucioneve shkollore, drejtorët, oficerët e sigurisë, bordin e prindërve dhe njëkohësisht nxënësit që frekuentojnë këto qendra arsimore.

Gjithashtu në fokus të këtij programi që merret policia kemi dhe masat anticovid që po monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Bashkëpunim kjo bashkë me institucionet drejtuese. Njëkohësisht kemi marrë parasysh gjatë fillimit të vitit të procesit mësimor, angazhimin e patrullave dhe ndihmës/specialistëve që shkojnë dhe sensibilizojnë në shkolla për drogën, zbatim të rregullave të qarkullimit, prindërit, bordin e prindërve dhe nxënësit.

Ne deri tani birësojmë jashtëzakonisht bashkëpunimin mes këtyre institucioneve, Policisë, Ministrisë së Arsimit dhe vërejmë me kënaqësi që procesi i bashkëpunimit do të vijojë sa më mirë.

Me këtë rast dua të uroj nxënësit për fillimin e vitit shkollor, prindërit, stafin drejtues, ecuri e bashkëpunim sa më të mirë dhe njëkohësisht dhe duke ju tërhequr vëmendjen, gjithçka që mund të keni për problematikat pavarësisht nga çdo gjë numri 112 është gatishmëri, do të keni reagim shumë të shpejtë.

Në secilin komisariat sipas programit dhe planit të masave janë përcaktuar institucionet shkollore që ka një komisariat i veçantë dhe në çdo shkollë, institucion arsimor do të kemi patrullim të Policisë, qëndrim afër për ndryshimin e turnit. Për numrin e saktë të policëve duhet një llogaritje.”-deklaroi zoti Vasili.