Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta Express: Kosova e Serbia pajtohen për takim në Bruksel këtë javë, merr pjesë edhe SHBA


Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Express se gjatë kësaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.