Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Serbisë kritika BE-së: Po bën pak ose fare për situatën në Kosovë


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke thënë se “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me situatën në Kosovë.

“Nuk kam asgjë të mirë për të thënë për sjelljen e Evropës, për sjelljen e BE-së. Unë mendoj se Marrëveshja e Brukselit është çështje e BE-së. Nënshkrimi i saj ndodhet në Marrëveshjen e Brukselit”, tha Bërnabiç për televizionin serb Pink, citon REL.

Bërnabiç tha se Marrëveshja e Brukselit për lëvizje të lirë midis Kosovës dhe Serbisë “është shkelur qartazi në Kosovë”, sepse në veri “nuk duhet të ketë njësi speciale të policisë”.

Prej 8 ditësh tashmë, serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që ndodhen në këtë rajon, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti mbi targat e automjeteve të Serbisë.