Vendosni fjalën kyçe....

Kurti i qartë: I kemi ofruar Serbisë heqjen e targave të përkohshme për të dyja vendet, Beogradit i intereson dhuna


Kryeministri i Kosovës ka sqaruar se forcat speciale të Kosovës në veri të vendit nuk kanë asnjë mision tjetër veç ruajtjes së kufirit të vendit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me krymeinistrin e Shqipërisë Edi Rama, ai tha se i ka ofruar Serbisë heqjen e targave të përkohshme për të dy vendet duke vërejtur se Beogradi e kundërshton një gjë të tillë dhe se i intereson dhuna dhe përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

“I kemi bërë ofertë Serbisë që t’i heqim targat e përkohshme të dyja palët në mënyrë që të kemi lëvizje të lirë e të lehtë të njerëzve, kapitalit e mallrave. Njësia Speciale e Kosovës është aty për të mbrojtur pikat kufitare të Kosovës. Serbia vjen në kufirin tonë me ministrin e Mbrojtjes në demonstrim force, për ne kjo është çështje e respektimit e sundimit të ligjit. Unë nuk jam shfaqur në asnjë rast me ministrin e Mbrojtjes në krah.” – tha Kurti.