Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut fillon vaksinimin me dozën e tretë


Disa të moshuar mbi 60 vjeç që në mëngjes u rreshtuan për herë të tretë në pikat e vaksinimit në gjithë vendin për tu vaksinuar me dozën e tretë kundër koronavirusit.

Nga stafi mjekësor në Qendrën “Boris Trajkovski” thanë se gjatë ditës dhjetëra qytetarë morën një dozë zë tretë dhe askush nuk kishte efekte anësor. Në ditën e parë kryesisht janë vaksinuar qytetarët të cilët më parë ishin vaksinuar jashtë shtetit, raporton Alsat-M.

“Të gjithë ata që kanë kaluar 6 muaj nga marrja dozës dytë, pa dallim a është staf mjekësor me grup moshë të pakufizuar, mjafton vërtetimi që është personel shëndetësor privat apo shtetëror, mund të vij të vaksinohet me dozën e tretë kudo në punkte, jo vetëm në Qendrën ‘Boris Trajkovski’ por kudo që ka vaksina Pfizer sepse ashtu është procedura – u shpreh Hristijan Mlladenovski, mjek.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë procedura është e thjeshtë, me vërtetimin që dëshmon se ke marrë dy doza dhe nëse plotëson kushtet e afatit kohorë dhe listës prioritare, menjëherë merr vaksinën e tretë.

Ministria e Shëndetësisë informon se që nga sot filloi vaksinimi me dozën e tretë, për personelin shëndetësor, për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe për personat me imunitet të dobësuar shëndetësor. Pas kalimit të 6 muajve, doza e tretë në të gjitha pikat e vaksinimit mund të merret pa caktuar termin. Madje edhe qytetarët që janë vaksinuar jashtë shteti – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në SHBA doza e tretë tani më po jepet për të gjitha kategoritë e qytetarëve, ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave ende nuk ka miratuar nevojën zyrtare për të marrë një dozë të re. Vendi ynë këtë vendim e mori me rekomandim të OBSH-së, e cila i dha dritë jeshile Komitetit për imunizim. Doza e tretë për momentin nuk është kusht për tu evidentuar në certifikatën e udhëtimit, sikurse dy të parat.