Vendosni fjalën kyçe....

Messi ishte ‘tiran’ i shokëve të skuadrës te Barcelona, pretendon menaxheri Ronald Koeman


Largimi i Lionel Messi nga Barcelona te PSG-ja ishte ndoshta një nga tronditjet më të mëdha në botën e futbollit në vitin 2021.

Lidhja 21-vjeçare e kapitenit argjentinas me klubin spanjoll përfundoi pasi Barcelona nuk ishte në gjendje t’i ofrojë atij një kontratë të re për shkak të borxhit në rritje të klubit.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka zbuluar se superylli Lionel Messi ishte ‘një tiran’ në stërvitje gjatë qëndrimit në klub.

‘Messi urrente humbjen, madje edhe në stërvitje’, pohoi holandezi.

“Lionel Messi ka errësuar këdo. Ai ishte më i miri dhe fitoi,” tha Koeman për gazetën holandeze Voetbal International.