Kryeministri Edi Rama në një intervistë në emisionin “Open” ka komentuar situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.
Ai u shpreh se dialogu me Serbinë është shah dhe jo boks.
Kjo shprehje e tij nënkupton se ky konflikt duhet të zgjidhet me qetësi dhe strategji ashtu si loja e shahut dhe jo me dhunë.
“Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah, janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën. Aty del një gjeneral që mbështet manovrat që t’i japë zemër që t’i japë zemër bijve të Serbisë. Ai është një fantazmë që zgjohet dhe ju flet veshëve dhe mendjes atyre që janë të verbër komplet që djegin qendrën e regjistrimit të targave”-tha Rama.