Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Ftohja ime me Kurtin sajesë mediatike, me të nuk merremi vesh për Ballkanin e Hapur


Kryeministri Edi Rama deklaroi në intervistën për emisionin ‘Open” se ai nuk ka prishur asnjëherë marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin.

Ai tha se “konflikti” me Kurtin është një sajesë mediatike.

“Është e pakuptimtë situata në veri nga aspekti ushtarak, kurse nga ana politike i kthen në peng qytetarët të një dialogu të mbetur rrugës.

Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhenie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Na takonte të shkonte, tema sot ishte çuarja përpara e bashkëpunimit , rivijim i marrëveshjeve.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre”-deklaroi Rama.