Vendosni fjalën kyçe....

Rama gjen arsyen e rritjes së çmimit të bukës: Rusia ka vendosur taksë eksporti


Kryeministri Edi Rama është prononcuar për herë të parë lidhur me rritjen e çmimit të bukës në furrat e Shqipërisë.

Kryeministri tha se rritja vjen për shkak të vendosjes së taksës së eksportit nga Rusia si eksportuesi më i madh i grurit në Evropë.

“Furnizuesi më i madh i grurit në Europë është Rusia dhe ajo ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka bërë që çmimi të rritet kudo dhe këtë nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë pasi lidhet drejtpërdrejtë me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë ndonjë rezultat nën uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madhe dhe të ishte realisht problematike. Kjo rritje nuk ka ndodhur për herë të parë, është i treta herë që rritet gruri”-deklaroi Rama.