Rinumërohen votat në Islandë, gratë s’do e marrin shumicën e vendeve në parlament


Ndërsa rezultatet fillestare të zgjedhjeve e vunë Islandën në rrugën e duhur për t’u bërë vendi i parë evropian me një parlament me shumicë femra, duke kapur titujt ndërkombëtarë, raporti i ri tregon se deputetet femra nuk e arritën shenjën.

Shumë media raportuan të dielën se zgjedhjet parlamentare të Islandës nxitën më shumë gra në legjislaturën e vendit sesa burrat në Evropë. Raportet që cituan zyrtarët elektoralë vendorë thanë se femrat kishin marrë 33 vende në parlament, nga 30 të burrave.

Televizioni shtetëror islandez RUV i quajti zgjedhjet historike, ndërsa figura të shumta publike nxituan të urojnë Rejkjavikun për rezultatet, të cilat u portretizuan si një fitore për barazinë gjinore.

Megjithatë numri i përditësuar i votave, i publikuar të dielën vonë, tregoi se burrat do të ruajnë shumicën e tyre të brishtë në parlamentin me 63 vende me 33 vende, raportoi AFP, duke cituar kreun e komisionit zgjedhor në njërën nga gjashtë zonat zgjedhore të Islandës, Ingi Tryggvasonmen.

Tryggvason tha se vendimi për të bërë një rinumërim, i cili ua hoqi shansin ligjvënëseve të Islandës për të hyrë në librat e historisë, u bë sepse ‘rezultati i zgjedhjeve ishte shumë i ngushtë’. Zyrtari tha se asnjë palë nuk kishte kërkuar rinumërimin.