Vendosni fjalën kyçe....

Rushaj: SHBA-të dhanë mesazh të qartë për bashkëpunim me PD-në, nuk besoj se Basha nuk shkon dot në Amerikë


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” deklaroi se nuk beson zërat që edhe Basha e ka të ndaluar hyrjen në SHBA.

“Basha nuk shkon dot në SHBA? Nuk e besoj, nuk i kam kërkuar Bashës që të më tregojë pasaportën apo vizën. Besoj se mund të shkoj sa herë të ketë ftesa apo takime pune në Amerikë”- tha Rushaj.

Rushaj theksoi se SHBA-ja e ka bërë të qartë që mezi pret të bashkëpunojë me PD-në.

“Gjërat që nuk janë bërë publike nuk duhen bërë publike, kam dëgjuar deklaratën çfarë Kim tha, që SHBA janë të gatshme të punojnë më ngushtë se asnjëherë me PD dhe kryetarin e saj si dhe kënaqësinë, kur tha se është e gatshme mezi pret që të bashkëpunojnë me PD në qeverisjen e ardhshme janë mesazhe të qartë”-tha Rushaj.