Vendosni fjalën kyçe....

San Marino lejon abortin, mbi 77% votojnë për të hequr ligjin e vitit 1865


San Marino, një mikroshtet kryesisht katolik, i rrethuar nga territori italian, ka votuar për legalizimin e abortit, duke e bërë kështu të vjetëruar një ligj më shumë se një shekullor që dënonte gratë me burg.

Rreth 77.3% e atyre që kanë të drejtë të votojnë në referendum iu përgjigjën ‘po’ pyetjes nëse gratë duhet të lejohen të ‘ndërpresin vullnetarisht shtatzëninë deri në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë’, dhe më pas nëse shëndeti i gruas është i rrezikuar nga shtatzënia, ose nëse ‘anomalitë dhe keqformimet’ e fetusit paraqesin ‘një rrezik serioz për shëndetin fizik ose psikologjik të gruas’.

Pjesëmarrja ishte e ulët, megjithatë – rreth 41% e popullsisë së shtetit të vogël prej 35,000 banorësh votuan të dielën.