Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët argëtohen për qejfin e tyre, të armatosur bëjnë shëtitje me varkat me pedale në liqen


Luftëtarët talibanë janë fotografuar duke hipur në varka me pedale teka argëtohen në një liqen në vend, pak javë pasi mori pushtetin. Disa nga militantët që hipnin në varka u shfaqën të armatosur, me njërin prej tyre që kishte me vete edhe një granatahedhës.

Ndërsa talibanët morën kontrollin e shpejtë të Afganistanit muajin e kaluar, një numër ushtarësh u kapën duke u argëtuar në veprimtari të ndryshme që ndoshta zakonisht konsiderohen jo shumë serioze për një luftëtar gueril të ashpër.

Sipas ‘Daily Star’, talibanët u panë duke hipur në varka me pedale në formë mjellme në një liqen në parkun kombëtar Band-e Amir.