Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga qelia dy të dyshuarit Viktor Marku e Sebastian Mali


Lirohen nga burgu dy të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, Viktor Marku dhe Sebastian Mali.

Mësohet se me kërkesë të prokurorisë së Tiranës është ndryshuar masa e sigurisë ndaj Malit dhe Markut, duke kaluar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Dajë e nip prej muajsh qëndronin në burg pasi akuzoheshin për vrasje në bashkëpunim të Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 Qershor të vitit 2020.

Atentati ndodhi në Komunën e Parisit në Tiranë, ku si e përfshirë u ngritën dyshime edhe për Adjola Lakrën, e cila besohet se u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.