Këngëtari amerikan R.Kelly është shpallur fajtor për shfrytëzimin e statusit të tij si “superstar” për të drejtuar një skemë për abuzimin seksual të grave dhe fëmijëve gjatë dy dekadave.
BBC shkruan se njëmbëdhjetë akuzues, nëntë gra dhe dy burra, përshkruan poshtërimin dhe dhunën seksuale që kishin përjetuar nga këngëtari, gjatë gjyqit të ashpër gjashtë javor.
Pas dy ditësh diskutimi, juria e shpalli Kelly-n fajtor për të gjitha akuzat me të cilat ai përballej.
Dënimi do të jepet më 4 maj dhe ai mund të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave.
Juria zbuloi se Kelly, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, ishte drejtuesi i një skeme të dhunshme për të tërhequr gratë dhe fëmijët që ai t’i abuzonte seksualisht.
Këngëtari u zbulua gjithashtu se kishte trafikuar gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-ve dhe se kishte prodhuar pornografi për fëmijë.
Gjatë gjyqit, prokurorët dhanë detaje se si menaxherët e tij, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethit punuan për ta ndihmuar atë në ndërmarrjen e tij kriminale.
Një grua që dëshmoi se Kelly e burgosi, e drogoi dhe e përdhunoi tha në një deklaratë me shkrim pas vendimit, se ajo ishte “fshehur” nga Kelly për shkak të kërcënimeve që kishte marrë që kur ajo doli në publik me akuzat e saj.
“Unë jam gati të filloj të jetoj jetën time pa frikë dhe të filloj procesin e shërimit.”- shtoi gruaja, e identifikuar në gjykatë si Sonja.