Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Vrasja e nënkomisarit të policisë tragjedi e paralajmëruar, zgjidhja e vetme ndëshkimi i modelit të Ramës


Nënkryetari i PD-së, Alibeaj, tha se vrasja e oficerit të policisë në Ishull Lezhë është një tragjedi e paralajmëruar.

Sipas tij, prej vitesh punonjësit e ndershëm të policisë janë braktisur naga shteti i gjunjëzuar para krimit.

Alibeaj shtoi më tej se nën pushtetin e Edi Ramës, vendi është kthyer në prodhuesin kryesor të kanabisit në Europë e pasojat janë shkatërruese për shoqërinë e institucionet.

I shprehim ngushëllimet tona familjes së nën/komisarit të policisë, Saimir Hoxha, të vrarë sot në detyrë, teksa kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit. Fatkeqësisht kjo është një tragjedi e paralajmëruar, sepse prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershëmri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpunimit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar.  Prej vitesh, Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë, pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërruese për shoqërinë dhe institucionet tona.” – shkruan Alibeaj.

Në fund ai thekson se zgjidhja e vetme që ka vendi përpara është ndarja përfundimtare e politikës nga krimi e ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga kryeministri Rama.

“Që krimi të mos guxojë, që rendi dhe siguria të kthehet në normalitet, zgjidhja që kemi përpara është vetëm një, ndarja përfundimtare e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama, i cili ka shkaktuar dhe shkakton vetëm dhimbje dhe pasiguri në familjet shqiptare!” – mbylli reagimin nënkryetari i PD-së.