Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë, policia: Është vetëplagosur


Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë.

21-vjeçari Aldi Rama është ndaluar para pak çastesh nga policia pas një aksioni të gjerë që kishte nisur prej disa orësh.

Sipas policisë, i riu është vetëplagosur me armën e zjarrit që kishte me vete e është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

“Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.  Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama  nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur  me armën e  tij. Aktualisht po transportohet  nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular”, njofton Policia.