Vendosni fjalën kyçe....

Avionit nuk i hapen gomat, ulet në pistën e Rinasit me rrëshqitje


Avioni i dëmtuar në pistë | Foto: Report TV

Një avion i vogël që mbante në bord pilotin dhe tre pasagjere si pasojë e një defekti në momentin e uljes në pistë në Rinës nuk i janë hapur gomat dhe për pasojë ka mbetur në pistë, pa krijuar probleme për pilotin e tre pasagjerët.

Avioni është larguar nga pista dhe për pak fillojnë fluturimet.

Policia Kufitare e Rinasit, ka kryer veprimet, i ka kryer testin e alkoolit pilotit ku ka rezultuar 0:00 mg/l dhe materialet do i kalojnë Prokurorisë për vlerësim. 

Report TV ka publikuar fotot e avionit të vogël që qëndron në pistë i aksidentuar.

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16.15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit, avioni u zhvendos nga pista. Si pasojë, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Për momentin gjithçka në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës i është rikthyer normalitetit. TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.