Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet faqja e Facebook-ut e Edi Ramës, pas pritjes së Von Der Leyen


Është bllokuar llogaria zyrtare në “Facebook” e kryeministrit Edi Rama. Është e paqartë se përse ka ndodhur kjo gjë, por momentalisht nëse e kërkoni kryeministrin Rama në këtë rrjet social, faqja e tij ju del e padisponueshme.

Kjo ndodhi pikërisht në ditën kur në Tiranë mbërriti presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der leyen, madje fill pas përfundimit të transmetimit të ceremonisë së zonjës Von Der Leyen në Pallatin e Brigadave.

Pas takimit me Ramën, presidentja e KE-së pritet të takohet edhe me presidentin Ilir Meta në orën 10:00 në Presidencë.

Ndërsa rreth orës 11:15 Ursula von der Leyen do të vizitojë një shkollë në fshatin Qerekë të Krujës ku do bëhet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Kjo është vetëm ndalesa e parë për zonjën Von Der Leyen, e cila pas takimeve zyrtare në Shqipëri, do të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë kurse pasnesër në Serbi e Bosnja-Hercegovina.

Kujtojmë se pak para mbërritjes së saj në kryeqytetin shqiptar, Der Leyen ka publikuar një mesazh në llogarinë e saj zyrtare në “Twitter”, ku shprehte mesazhin se BE do të investojë në mënyrë stratejike për të ardhmen e përbashkët europiane.