Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi pas Komisionit të Ligjeve: Na u mohua e drejta e fjalës, ne do marrim pjesë fizikisht në mbledhje


Pas përfundimit të mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi doli në një deklaratë për mediet, ku tha se maxhoranca u ka mohuar të drejtën e fjalëve deputetëve të opozitës.

Bylykbashi theksoi se opozita do të jetë prezente në komisione, në ambientet fizike të saj.

 “Deputetëve të opozitës, iu mohua sot në kundërshtim me kushtetutën, pjesëmarrja në komisionin e ligjeve dhe e drejta e fjalës. Është qartë mënyra për të hequr transparencën e qytetarëve.

Ne jemi këtu që kjo të mos lejohet, ne do të respektojmë kushtetutën. Do të garantojmë transparencën për çdo shkelje të Edi Ramës. Nuk do të pranojmë që nëpërmjet këtyre mjeteve, me pretendimin që për arsye të pandemisë nuk zhvillohen mbledhjet fizikisht, ne do të jemi këtu për ta ndaluar këtë. Ne do të marrim pjesë në mbledhjet e komisioneve, do të jemi prezent.

Bojkoti nuk mund të jetë një vendim i Edi Ramës, ne ishim prezent. Mazhoranca, Edi Rama, po i mohon opozitës mundësinë që të marrë pjesë dhe të kundërshtojë aferat që ai do të kthejë në ligj e në këtë mënyrë të zhvasë shqiptarët çdo ditë.”- tha Bylykbashi.