Nga Klodian Tomorri
Gjendja e emergjencës për furnizimin me energji do të thotë se:
1-Nga sot, qeveria merr nën kontroll menaxhimin e KESH, OSHEE dhe OST. Sistemi nuk punon më me dy koka si sot, ku KESH shikon interesin e vet, ndërsa OSHEE të vetin. Por kompanitë funksionojnë si Holding i vetëm.
2-Nga sot, të gjitha burimet prodhuese të vendit, përfshirë hidrocentralet private si Statkraft, Ayen etj ndalohen të eksportojnë energji elektrike pa ia ofruar më parë shtetit. Pra shteti merr te drejtën e parablerjes së energjisë me çmim tregu. Shteti merr përsipër penalitetet e mundshme të kontratave, që këta mund të kenë.
3-Nga sot, mund të ketë kufizime energjie, nëse shteti nuk arrin të sigurojë të gjithë sasinë e nevojshme të energjisë për furnizimin e vendit dhe OSHEE, KESH apo çdo i licencuar nuk paguajnë penalitete ndaj klientëve për kufizimet.
4-Nga sot, kufizimet e energjisë, nëse do të ketë, përcaktohen nga ministri përgjegjës për energjinë, nuk lihen në dorë të kompanive.