Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i rëndësishëm laburist i kërkon partisë të bëjë fushatë për t’u bashkuar me BE-në


Deputeti i rëndësishëm britanik, Hilary Benn, së bashku me udhëheqësin e laburistëve Sir Keir Starmer, ishte një nga kundërshtarët më të ashpër të partisë së tij për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020 edhe pasi elektorati votoi me shumicë dërrmuese për të në vitin 2016.

Ai i ka bërë thirrje partisë së tij të bëjë fushatë për një platformë të ribashkimit me Bashkimin Evropian.

Deputeti i Leeds, Hilary Benn në një konferencë partie në Brighton tha se ishte koha për ‘një marrëdhënie të re me BE’.

Ai theksoi se Laburistët duhet të lëvizin ‘hap pas hapi drejt ribashkimit’ me bllokun europian. Benn deklaroi se ishte ‘fati i Mbretërisë së Bashkuar për të qenë evropiane’.

“E vetmja gjë që po na ndalon është mungesa e imagjinatës dhe pasionit të vërtetë në fushatë”, këmbënguli Benn.

“E vërteta është se pak nga pak, njerëzit britanikë mund të shohin atë që po ndodh para syve të tyre – radhët, mungesat në dyqane”, u tha Benn delegatëve.

Ai ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar nën kryeministrin Gordon Brown nga viti 2003 deri në vitin 2010 e ka shërbyer si Sekretari i Jashtëm në hije nga viti 2015 deri në vitin 2016.