Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi


Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi ka dhënë dorëheqjen e ditën e sotme.

Në vend të tij shtë komanduar mjekja Silvana Bala. Kapisyzi, i cili është bashkëshorti i zv.ministres së Shëndetësisë, njëherazi kryetare e Komitetit të Ekspertëve, e ka drejtuar spitalin për disa vite ndërsa arsyet e dorëheqjes së tij nuk dihen ende.

Spitali ‘Shefet Ndroqi’ shërbeu për një periudhë kohe si spital për të sëmurët me Covid-19.

Para pak muajsh u përfshi nga një skandali i ashtuquajtur ‘Tire’, ku u arrestuan disa infermiere të akuzuara se u merrnin para familjarëve të pacientëve të prekur nga Covid-19.

Po kështu në këtë spital ka pasur disa vetëvrasje të pacientëve të prekur nga virusi, të cilët janë hedhur nga dritaret duke gjetur vdekjen.